INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më tha që e ka vjedhur këngën se...''/ Këngëtari i njohur shqiptar i nxjerr ''të palarat'' Mozzik-ut? Ja çfarë thotë! [FOTO]

''Më tha që e ka vjedhur këngën se...''/ Këngëtari i njohur shqiptar i nxjerr ''të palarat'' Mozzik-ut? Ja çfarë thotë! [FOTO]

Publikuar më: 17:48 05-03-2019

Reperi i njohur Mozzik është rikthyer fuqishëm së fundmi në tregun muzikor, duke nxjerrë disa klipe njëra pas tjetrës. Këngët e tij janë pëlqyer shumë dhe këtë e ka treguar dhe pjesëmarrja e madhe e fansave në koncertet që ai ka mbajtur.

Por këngëtari i njohur Naim Abazi ka thënë se Mozzik e ka nisur karrierën tij me një këngë që e ka kopjuar dhe që s’ishte e tij. I ftuar së fundmi në emisionin “Mirage”, Naimit i është kërkuar të zgjedh mes Getinjos dhe Mozzik dhe ai ka zgjedhur Mozzik duke thënë dhe një histori se si ka nisur karriera e tij.

“ Mozziku më ka shkruar në Facebook që të paraqitej në festivalin Odeon dhe i kam thënë: ‘Po patjetër unë ja hap derën të gjithëve’, pastaj në paraqitjen e tij të parë e kam pyetur: ‘Ku e ke marrë këngën?’ dhe më tha se e kishte vjedhur prej Youtubit, pasi sipas tij në muzikë të gjithë ashtu bëjnë”, ka treguar këngëtari i njohur.

naim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041120052337646