INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më tha jo  mos...''! Dokumenti që mund të ''fundosë'' Ronaldon pas akuzave për përdhunim, shihni çfarë thuhet! [FOTO]

''Më tha jo mos...''! Dokumenti që mund të ''fundosë'' Ronaldon pas akuzave për përdhunim, shihni çfarë thuhet! [FOTO]

Publikuar më: 13:38 07-10-2018

Tani ne e dimë se çfarë ka ndodhur në suitën 57306 në Palms Place Hotel në Las Vegas, natën e 13 qershor 2009. Është versioni i parë i Cristiano Ronaldos (që do të ndryshohet më vonë: “Ishte sex i miratuar nga të dy’), zbuluar nga Der Spiegel dhe treguar nga lojtari në kohën e ngjarjeve për ekipin e tij të avokatëve: një avokat portugez dhe një studio ligjore nga Londra, e specializuar në menaxhimin e krizës, si dhe një studio tjetër nga Los Angeles (që kanë ndër klientët e tyre edhe Cameron Diaz dhe Jennifer Aniston) dhe në fund, një avokat nga Las Vegas me një tarifë për orë, prej 475 dollarë.

Një marrëdhënie seksuale me Kathryn Mayorga, jo si në një film romantik ( “Ishte e papritur, i nxituar dhe i ashpër”), e cila e lë gruan me shënja ( “Ajo përsëriste: jo, mos, unë nuk jam si gjithë të tjerat …” ) dhe ne fund, pranimi: «Në fund kam kërkuar falje». Ndeshja kundër vajzës së klubit të natës Rain, që akuzon për përdhunim, lojtarin e sapo blerë atëherë (2009) të Real Madridit, sapo ka filluar. A e ngriti zërin, bërtite ose ulërite? e pyetën avokatët: “Ajo tha” jo “dhe” mjaft “disa herë.”

Ky është dokumenti që mund të luajë një rol kyç në qoftë se Ronaldo dhe Mayorga nuk do kishin arritur një marrëveshje jashtë gjyqësorit (375 mijë dollarë për heshtjen e vajzes), por që mund të kthehet në problem nëse kjo histori e shëmtuar, e vënë në qarkullim nga Football Leaks dhe ankesa civile e Mayorga, do të arrinte në sallën e gjyqit. Dëshmia materiale, ndërkohë, duke dëgjuar avokatin e vajzës, i cili paraqiti një ankesë kundër CR7 javën e kaluar në Nevada, janë zhdukur. Procesverbali i deklarimit të bërë në vitin 2009 në policinë në Vegas, rezultatin e ekzaminimit mjekësor (plagë që avokatët e futbollistit supozojnë si të “vetë-shkaktuara”), veshja e saj dhe të brendshmet që kishte veshur në momentin e krimit të pretenduar: të gjitha janë zhdukur. Te kontaktuar nga Spiegel, policia e Las Vegas nuk komenton.

rne.jpg

 

Nëse ekipi ligjor i Ronaldos dinte çdo detaj të jetës së Mayorga, në atë kohë 25 vjeçe – ajo u ndoq nga një hetues privat i cili kishte regjistruar në fletoren e tij se sa gota verë ajo pinte, numrin e certifikatës së martesës, gjobat për parkim të gabuar dhe për kë kishte votuar në zgjedhje (për demokratët) -, djali portugez i destinuar të bëhet futbollisti më i famshëm dhe social, Kathryn Mayorga e ka ndjekur karrierën e tij si një spektatore.

Klimë mjaft e ndryshme në Shtetet e Bashkuara, vendi ku Mayorga bën thirrje që Ronaldo të shkojë në gjyq për “detyrim, mashtrim, abuzim, shpifje, shkelje të kontratës,” parajsa e basketbollit dhe futbollit (amerikan), ku idhujt paganë të sportit janë të tjerë. E fuqishmja Nike (kontratë për gjithë jetën me CR7) është duke monitoruar zhvillimet nga afër, natyrisht e shqetësuar në lidhje me akuzën e përdhunimit ndaj futbollistit, dhe revista popullore Sports Illustrated e vlerëson si të “stonuar” mbështetjen e Juventus FC, ndaj investimit të tij më të madh( “Ronaldo ka treguar në muajt e fundit profesionalizmin e tij dhe seriozitetin ‘): është relevante, në një akuzë përdhunimi, i pyetet kolumnist Avi Creditor, që CR7 është një kampion i madh? Përgjigjja është një “jo e zjarrtë”.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999