INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me sytë nga qielli! Kleri ortodoks për trazirat polike, rruga e vetme që ka mbetur është të lutemi

Me sytë nga qielli! Kleri ortodoks për trazirat polike, rruga e vetme që ka mbetur është të lutemi

Publikuar më: 11:19 03-06-2019

Kisha Orthodhokse Autoqefale ka shprehur shqetësimin e saj për situatën politike në vendin tonë. Për këtë arsye ka lëshuar një deklaratë ku dhe ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme që kanë në bazë lutjen. Përfaqësuesit e kishës e kuptojnë se rruga e pajtimit dhe e mirëkuptimit sapo vjen dhe po ngushtohet dhe kanë kuptuar se po rrezikohet që konfliketet të ashpërsohen. Ndaj dhe ju kërkon besimtarëve të luten.

“Do të lutemi në të gjitha kishat që Perëndia i paqes dhe i urtësisë të inkurajojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e drejtimit të vendit, që të ndërgjegjësohen për rëndësinë e detyrës, me të cilën janë ngarkuar, të gjejnë rrugën e pajtimit dhe të mirëkuptimit dhe të ofrojnë zgjidhje konkrete për të gjitha problemet”, shkruhet mes të tjerash në deklaratë.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328