INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri se prisnit! Ja kush kryeson listën e 100 të famshmëve më të pasur

Me siguri se prisnit! Ja kush kryeson listën e 100 të famshmëve më të pasur

Publikuar më: 21:45 18-10-2017

Revista e njohur “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur në botë, listë kjo e cila kryesohet sërish nga Bill Gates. Por në krye të listës së artistëve më të famshëm, nuk është as Beyonce, as Ronaldo, as Drake, por Sean Combs, ose siç njihet me emrin e artit P Diddy.  

Rreth dy dekada pas daljes së parë në kopertinën e “Celebrity 100”, Diddy kryeson klasifikimin falë “Bad Boy Family Reunion Tour”.Beyonce renditet e dyta me 105 milionë dollarë, rezultat i turneut dhe albumit “Lemonade”.E treta renditet shkrimtarja J.K. Rowling me 95 milionë dollarë, e ndjekur nga Drake me 94 milionë dollarë, i cili ka ngjitur shumë shkallë prej vendit 69 që renditej në listën e vitit 2016.Pesëshja mbyllet me futbollistin e Real Madrid Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar 93 milionë dollarë.Në Top 10 bëjnë pjesë: Këngëtari The Weeknd me 92 milionë dollarë, prezantuesi Howard Stern me 90 milionë, grupi “Coldplay” me 88 milionë, shkrimtari James Patterson me 87 milionë dhe basketbollisti LeBron James, me 86 milionë dollarë.

Article Logic
Execution time: 0.0043959617614746