INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri ja keni bërë këto pyetje vetes! Ju shuajmë kuriozitetet më të zakonshme përt seksin gjatë shtatëzanisë

Me siguri ja keni bërë këto pyetje vetes! Ju shuajmë kuriozitetet më të zakonshme përt seksin gjatë shtatëzanisë

Publikuar më: 15:24 13-03-2019

A e lëndoj bebin në bark me penis?

Jo. Kjo nuk ndodh. Bebet brenda mitrës mbrohen nga placenta si dhe nga lëngu amniotik. Pjesa e ngushtë e cerviksit gjithashtu e mbron beben. Madje as peniset e përmasave të konsiderueshme nuk mund të dëmtojnë fëmijën brenda barkut.

A do të kuptojë fëmija diçka?

Disi po, mund të ndjejë. Kjo pasi mitra mund të kontraktohet disa herë nëse nëna kalon në orgazëm. Kjo bën që bebi të ndjejë një lloj ngushtësie në bark. Gjithsesi mos u shqetësoni, nëse është shtatzëni e shëndetshme, kjo nuk do ta dëmtojë aspak beben tuaj.

Çfarë ndodh nëse ejakuloj brenda partneres kur është shtatzënë?

Ajo nuk do të mbetet sërish shtatzënë, nëse është kjo ajo që të shqetëson. Gjithsesi sperma mund të ketë një lloj ndikimi tek gratë shtatzëna. Ajo mund të përshpejtojë lindjen dhe të provokojë kontraktimet, tek gratë që janë në fund të shtatzënisë, por kjo sigurisht që nuk ndodh deri në momentin që nuk ka ardhur momenti i duhur për lindjen./CNA.al

Article Logic
Execution time: 0.0030660629272461