INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri i mbani mend Arturon dhe Teresën! Do të martohen pas 4 vitesh? Flet aktorja: Nuk na jep sigurinë...[FOTO]

Me siguri i mbani mend Arturon dhe Teresën! Do të martohen pas 4 vitesh? Flet aktorja: Nuk na jep sigurinë...[FOTO]

Publikuar më: 22:00 25-09-2018

Me siguri të gjithë e mbani mend telenovelën e famshme latine ‘Teresa’, e cila mbërtheu përpara ekranit jo vetëm publikun e huaj, por edhe atë shqiptar. Dy aktorët kryesorë përveçse në rolet e filmit, u dashuruan edhe në jetën reale dhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jenë akoma me njëri-tjetrin.

Çifti qëndron në kontakt me fansat duke publikuar shpesh në ‘Instagram’ foto të ndryshme nga jeta e tyre dhe pushimet e shpeshta që bëjnë së bashku.

Që nga momenti kur lidhja e tyre u bë publike, pyetjet dhe aludimet rreth një martese kanë qenë të pandashme nga përditshmëria e tyre. Por, siç duket, kjo gjë nuk është në planet e afërta të çiftit. Aktorët të cilët para pak ditësh festuan 4 vjetorin e lidhjes së tyre, me dedikime plot dashuri, kanë zbuluar se nuk e kanë menduar të martohen.

"E vërteta është që nuk e kemi menduar fare. Nkk është prioriteti ynë. Ne besojmë në qëndrimin së bashku sepse ashtu e dëshirojmë çdo ditë dhe jo sepse kemi firmosur një letër. Ajo nuk na jep sigurinë që në të ardhmen do jemi akoma bashkë. E vetmja siguri që kemi, është se duhemi dhe duam të jemi bashkë. Kemi gjetur balancën perfekte mes jetës profesionale dhe asaj personale," është shprehur aktorja.

ter.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436