INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri i dashuri juaj nuk e ka bërë kurrë këtë! Na bëjnë sytë ne apo Fero ka bërë tatuazh fytyrën e Arbenitës në këtë pjesë të trupit? [FOTO]

Me siguri i dashuri juaj nuk e ka bërë kurrë këtë! Na bëjnë sytë ne apo Fero ka bërë tatuazh fytyrën e Arbenitës në këtë pjesë të trupit? [FOTO]

Publikuar më: 11:21 20-04-2019

Fero është kthyer shpejt në një prej reperëve të rinj më të komentuar në showbizz-in shqiptar.

Jo vetëm kjo, por dhe lidhja e tij me modelen Arbenita Ismajli nuk mund të qëndrojë larg vëmendjes së fansave të reperit dhe modeles apo dhe titujve rozë.

Thuajse çdo ditë Fero dhe Arbenita na tregojnë se sa "couple goals" janë me postime nga më të ëmblat, por ky tatuazh që pamë në Instastories të Feros na tregoi se gjërat mund të jenë akoma më serioze. 

Në foto duket tatuazhi i një vajze dhe shkruar mbi kapelen e saj e shkruar Alles Baba. Çuditërsht vajza në tatuazh ka tipare shumë të ngjashme me Arbenitën dhe duket fiks si ajo. 

E ndërkohë që e dimë se Fero ka disa tatuazhe në trup, e madje një në këmbë nuk e dimë me siguri nëse ky tatuazh është i tiji apo i ndonjë fansi dhe as nëse tatuazhi i vajzës është mbështetur tek fytyra e Arbenitës, por nëse është kështu modelja është kaq me fat.

Duam të themi, sa të dashur mund t'a bënin këtë gjë për të dashurat e tyre? 

fero.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038771629333496