Ju kujtohet kënga që ishte në sfond teksa Beatrix dhe Donaldi janë puthur për herë të parë në “Big Brother VIP” ??
Ata e kujtojnë shpesh duke qeshur, por nëse nuk ju kujtohet ua kujtojmë ne!
Bëhet fjalë për këngën “Nën një portokalle”. Po po! Kënduar atë ditë nga Irini Qirjako.
Teksa mbrëmjen e djeshme Donaldi ishte në klub bashkë me Elgitin, Romeon, Fifin e miq të tjerë. Ai e shijoi në maksimum natën e parë jashtë shtëpisë edhe pse Trixa nuk u pa askund.
Mirëpo ai nuk e harroi!
Donaldi u sigurua që ta kujtonte para një publiku të tërë. Ai, Elgiti dhe Romeo ishin në skenë duke kënduar e kërcyer. Performanca e tyre u mbyll me një dedikim për Beatrix me këngën “Nën një portokalle”.