INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Më shumë turistë! Rama prezanton lehtësira për sipërmarrësit...[VIDEO]

Publikuar më: 10:28 06-04-2018

Gjatë Panairit Mesdhetar të Turizmit, Kryeministri Rama tha se vendi ynë po preferohet gjithnjë e më shumë nga qytetarë të shteteve të tjera. Sipas tij jemi në pikën që kërkesat janë më të mëdha se ofertat. Ai shtoi se në vëmendjen e operatorëve turistikë duhet që të jenë dhe pushimet dimërore, me qëllim që të kemi vizitorë përgjatë gjithë vitit. Ai ndali dhe tek problemet në infrastrukturë që shpesh herë pengojnë vizitat në zona atraktive të vendit. Ndaj premtoi më shumë investime. Rama lajmëroi dhe nisjen e një programi për agroturizmin, që do të ndikojë në rritjen e turistëve, pasi janë llogaritur lehtësira për sipërmarrësit apo dhe familje që presin turistë dhe kjo ka të bëjë me promovimin e produkteve lokale. Kjo, shtoi ai sjell dhe më shumë interes tek turistët, por dhe para për shqiptarët.

Por për ata që shkelin rregullat dhe ligjet Rama tha: Do ndëshkohen strukturat pritëse, që derdhin ujrat e zeza në bregdet!

Ndërsa Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se këtë vit kushtet do të përmirësohen, pasi mjedisi dhe muzika do të jenë të kontrolluara se do të ketë më tepër angazhim të forcave të rendit. “Asnjë biznes që ka kontakt me ujin nuk do të funksionojë nëse nuk do të respektojë lejen e mjedisit”, shtoi Klosi.

Article Logic
Execution time: 0.0037980079650879