INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me shumë se vetëm puthje? Enca tregon për raportin e saj me modelin portugez...Këto detaje do iu bëjnë të mendoni ndryshe

Me shumë se vetëm puthje? Enca tregon për raportin e saj me modelin portugez...Këto detaje do iu bëjnë të mendoni ndryshe

Publikuar më: 20:53 04-04-2018

Enca ka treguar sot disa detaje nga videoja e saj më e fundit, në të cilën nuk kanë munguar momentet erotike me një model të huaj.

Ajo ka rrëfyer për Rudinën se do të digjte një shtëpi, sikurse ka bërë në videoklipin e këngës, nëse i dashuri do ta tradhtonte.

4-15.jpg

Këngëtarja u shpreh se kjo histori është bazuar në një histori reale, e cila është e pamundur për tu realizuar sipas saj. Gjithsesi është për tu thënë se videoklipi dhe kënga ishin fantastike.

Në lidhje me djalin model ajo rrëfen si e gjeti: “U thashë vajzave "Goca, duhet të gjejmë djalin më të bukur që ekziston". Iu futëm gërmimit dhe më në fund e gjeta. Është një person që më ka bërë të ndjehem shumë mirë gjatë gjithë xhirimeve. Komunikimi ka qenë në anglisht. Isha shumë e sikletosur, por iku falë Pierluigit. Gjërat shkuan më së miri"

Nga ana tjetër, ai, me një simpati të madhe ka folur për këngëtaren gjatë një video-mesazhi.

Nga Madridi, i riu shprehet: “Faleminderit mbretëreshë për mundësinë që më dhe. Pjesa më e bukur e këtij projekti është që tre orë para se të hipja në avion Enca më dërgon një mesazh dhe më thotë "Hej Pjer, në projekt do ketë edhe puthje. Nuk e di nëse të kam thënë". Por pati më shumë se kaq".

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717