INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me show-n e ri, Luana i shpall “luftë’ Ermal Mamaqit [FOTO/VIDEO]

Me show-n e ri, Luana i shpall “luftë’ Ermal Mamaqit [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:23 02-10-2017

Startimi i sezoneve të reja televizive, ngjalli edhe kureshtjen se ku do ta shihnim Luana Vjollcën.

Ishim mësuar ta shihnim tek moderonte emisionin “Pa Limit” në Top Channel, por këtë herë sigla e tij nuk po shihej gjëkundi. Nga aty u hamendësua se pas ikjes së motrës së saj, Marinës nga Top-i, edhe Luana do të largohej.

Por ka qenë vetë 26 vjeçarja  e cila nuk i ka lënë më shumë në pritje ndjekësit e saj duke postuar siglën që lajmëron se atë do ta shohim sërish në ekran. “Shumë shpejt surprizë. Takohemi të shtunave në Top Channel”, shkruan Luana krah videos. Për programin të cilin ajo do ta moderojë në vazhdim, ishte punuar në kohë rekord për Adi Krastën i cili do të vinte të shtunave me programin “A”.  Por pas largimit të tij, produksioni i ka besuar ia Luanës edhe pse ende nuk dihet lloji i formatit të tij. Por ajo që dihet është se Luana sapo i “shpalli luftë’ Ermal Mamaqit i cili po ashtu e ka programin të shtunave. Një sfidë e pastër shikueshmërie mes tyre. 

 

huikuyi.png

Uhh na na e..? Takohemi te shtunave ne Top Channel @topchannelalbania Shume shpejt.. #surprise ✨✨✨

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664