INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Më pëlqen banania''/ Sara provokon konkurrentin e ri, Arjani bën reagimin e papritur: Antonela ta mori bananen nga goja…

''Më pëlqen banania''/ Sara provokon konkurrentin e ri, Arjani bën reagimin e papritur: Antonela ta mori bananen nga goja…

Publikuar më: 10:36 30-03-2021

Ditën e djeshme në emisionin “Për’puthen” u transmetua takimi i Sarës me konkurrentin e ri boksier, Shkëlqimin.

Takimi i tyre u realizua në palestër, në vendin ku Shkëlqimi kalon pjesën më të madhe të kohës së tij. Ndaj edhe Sara iu përshtat.

Gjatë takimit të tyre të parë, konkurrenti kishte emocione të cilat i shprehu edhe në studio, ndërkohë që Sara ishte gjatë gjithë kohës provokuese.

Këtë ia vuri në dukje edhe opinionisti, Arjan Konomi, i cili përdori gjithashtu një batutë për Sarën.

Atij nuk i pëlqeu fakti që Sara e pyeti Shkëlqimin që në takimin e parë se cili ishte fruti i tij i preferuar, teksa u shpreh se iu duk i tepruar ngacmimi i saj.

“Sikur ke dalë nga burgu i grave”- u shpreh ai, duke bërë të qeshë Sarën dhe të gjithë të pranishmit në studio, pasi ajo dhe konkurrenti i ri kishin bananen si frut të preferuar.

“Çfarë fruti të pëlqen ty më shumë,” pyeti ajo.

Më pëlqen banania po mos e merr për keq,” u përgjigj Çimi.

“Edhe mua banania më pëlqen, se e kam çik mendjen e pisët unë,” tha Sara.

Teksa ata ishin pranë njëri-tjetrit në tavolinë, Çimit i rrëzohet gota me smoothie, dhe këtu reagoi sërish Sara duke e ngacmuar.

“Pse u lage kështu ti kaq shpejt, nga emocionet e derdhe gotën ti,” tha Sara me të qeshura.

Mirëpo takimi i Sarës me Shkëlqimin në studio u kthye në një lëmsh batutash dhe xhelozishë .

Në studio Antonela i merr vemendjen Sarës i ngjitet në kurriz Shkëlqimit teksa ai po bënte ushtrime fizike.

Gocat befasojnë me deklaratën, pasi u shprehën “ne mund ta ndajmë të dyja” dhe kjo gjë nuk i shqetëson.

Në këto momente Ariani bën batutën perlë duke i thënë Sarës ta mori bananen nga goja Antonela dhe kjo ka shkaktuar mjaft të  qeshura në studio.

Article Logic
Execution time: 0.0039231777191162