INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me pamje fantastike nga vendi luksoz, Adelina Tahiri publikon këngën e parë pas shumë viteve

Me pamje fantastike nga vendi luksoz, Adelina Tahiri publikon këngën e parë pas shumë viteve

Publikuar më: 20:22 04-07-2019

Adelina Tahiri ka publikuar këtë pasdite këngën për të cilën na kishte paralajmëruar ditë më parë.

E titulluar “Përgjithmonë” kënga duket se flet për një lamtumirë e cila është mjaft e vështirë për tu dhënë dhe mund të jetë përfundimtare.

Është një baladë pop, ndërsa videoja përmban pamje të pazakonta të festivalit të balonave në Capadoccia, në Turqi.

Adelina shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe të sheshta, teksa vrapon nëpër rrugë.

Prej dy vitesh Adelina i mungonte tregut muzikor. Këngëtarja kishte prioritet kryesor krijimin e familjes së saj me biznesmenin Serjozha Markov, ndërkohë që para një viti lindi edhe djalin e saj të quajtur Jon.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975