INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Stresi thyen akullin, sqaron publikisht lajmet e ndarjes me Kejsin: Ja e vërteta! [FOTO]

Më në fund! Stresi thyen akullin, sqaron publikisht lajmet e ndarjes me Kejsin: Ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 19:29 02-10-2019

Reperi i njohur Stresi, ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur për herë të parë pas daljes nga burgu për projektet e reja muzikore.

Ndër të tjera Stresi ka folur edhe për jetën private, konkretisht për lajmet e bujshme të ndarjes nga partnerja e tij, Kejsi.

I pyetur në lidhje me këto thashetheme që kanë mbushur mediat rozë, Stresi pranoi se realisht mes tyre ka probleme, por nuk është një ndarje definitive.

“Mediat rozë gjithmonë spekulojnë, nuk është e vërtetë ajo çfarë flitet në media. Jemi në një menopauzë të vogël”, u shpreh reperi duke shkaktuar të qeshura në studio.

“Por kush e ka kërkuar kohën për të reflektuar?”, ishte pyetja e Bietës në studio dhe Stresi u duk se pranoi fajin:

“E bëj unë kohën ashtu se unë jam pak mistrec”, u shpreh reperi.

Më pas ai tha vetëm fjalët më të mira për Keisin dhe momentin që ajo e mbështeti vazhdimisht kur ai ishte në burg e cilësoi kështu:

“Ajo është një vajzë shumë e mrekullueshme. Nga eksperienca ime në rrugët e Tiranës, Europës, është shumë e vështirë të gjesh një vajzë të tillë, se ne gjithmonë kemi gjetur vajzat më të mira (qesh). Di të them që rrjetet sociale nuk janë për të ngushëlluar, ajo është minimumi që mund të ketë bërë”.

Po unazën përse nuk e mban Stresi?

“Unë se kam mbajtur unazën, e kemi pasur me kompromis. Nuk më shkon mua, s’ka të bëjë”, u përgjigj reperi.

I pyetur nëse e do Keisin, reperi iu shmang pohimit por edhe mohimit:

“Momentalisht jemi në pauzë dhe kemi kontakte shumë pak, nuk mund të flasim sa duhet, jemi aty, duke u sharë sa të qetësohemi. Edhe mund të ketë mbarim edhe mund të mos ketë”.

Ajo të do ty?

“Normalisht që po”, u shpreh ai i sigurt në vetvete.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004