INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund Shqipëria bën një hap para, konkurrues në treg, lëmë pas Greqinë

Më në fund Shqipëria bën një hap para, konkurrues në treg, lëmë pas Greqinë

Publikuar më: 10:12 29-09-2017

Lëmë  pas Greqinë, Raporti i konkurrueshmërisë analizon mbi 120 tregues për çdo ekonomi të botës, të grupuara në 12 kolona kryesore. Mesa duket Shqipëria po ecën me ritme të mira kësaj radhe.

Raporti i konkurrueshmërisë analizon cilësinë e institucioneve, infrastrukturën, gjendjen ekonomike, shërbimet prioritare, arsimin dhe shëndetësinë, zhvillimin e tregjeve financiare, si dhe inovacionin e biznesit. Sipas raportit, Shqipëria ka shënuar përmirësim thuajse në të gjitha kolonat, por ndikimin përcaktues e ka dhënë ambienti makroekonomik, për shkak të uljes së borxhit publik dhe renditjes më të mirë nga agjencitë që vlerësojnë financat publike.

Brenda treguesit të konkurrueshmërisë, Forumi Ekonomik i pyet bizneset edhe për faktorët më problematikë që i pengojnë në aktivitetin e tyre. Këtë vit, në vendin e parë, biznesi liston taksat si faktorin më pengues, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë renditen korrupsioni dhe qasja në financim, raporton top channel.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941