INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund! Rikthehet Flori Mumajesi me një mesazh për të gjithë ju të cilin nuk duhet ta humbisni [VIDEO]

Më në fund! Rikthehet Flori Mumajesi me një mesazh për të gjithë ju të cilin nuk duhet ta humbisni [VIDEO]

Publikuar më: 08:10 26-08-2019

Prej disa kohësh në media është diskutuar shumë mungesa e gjatë e Flori Mumajesit në skenë. Që prej fitores së festivalit ‘Kënga Magjike’, ai ‘u zhduk’ nga ekrani dhe nuk publikoi më këngë të reja. Kjo mungesë e Florit është ndjerë edhe tek fansat e tij, të cilët nuk lënë rast pa u interesuar për kantautorin.

-640-0-5d6149c49c238.jpg

Postimi i tij i fundit në Instagram është bërë më 8 prill dhe të gjithëve na kanë munguar projektet e tij muzikore.

Së fundmi, ditën e djeshme kantautori ka surprizuar të gjithë fansat e tij me një postim që bëri në llogarinë e tij të Instagramit me anë të një videoje ku shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe dhe janë interesuar për të gjatë këtyre muajve që ka munguar.

Ai madje jep dhe një lajm të mirë për rikthimin qoftë fizikisht ashtu edhe në muzikë.

Disa muaj më parë, Flori kishte lajmëruar se po mendonte të hiqte dorë nga muzika dhe ky është një konfirmim se ai do rikthehet sërish me projekte të reja duke na gëzuar me këngët e tij.

 

View this post on Instagram

FALEMINDERIT Ju do Flori ♥️

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Article Logic
Execution time: 0.0033340454101562