INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund mori vizën, humbi Londrën dhe Izraelin, por do të shkoj në....

Më në fund mori vizën, humbi Londrën dhe Izraelin, por do të shkoj në....

Publikuar më: 20:19 12-04-2018

Eugent Bushpepa me “Mall” do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong 2018”, i cili do të mbahet në Lisbonë.

Para disa ditësh, u tha se Eugenti e kishte anuluar turin e promovimit të këngës “Mall” në Europë, padyshim një lajm i cili nuk u prit aspak mirë nga fansat. Lajmin e bëri të ditur vetë Eugenti me anë të një statusi ku shkruante, “Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marrë pjesë në turneun e promovimit të këngës në Eurovision 2018, në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2 muaj më parë”. Status i cili u fshi brenda pak minutash nga Eugenti.

Por ditën e sotme këngëtari ka vendosur të na sqarojë një herë e mirë, mesa duket ai ka hasur në një problem të cilin na e tregoi pak minuta më parë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.

Pak minuta më parë, artisti ka publikuar në rrjetin social foton e pasaportës së re dhe gjithçka e ka sqaruar edhe me një shkrim të shkurtër. “Më në fund erdhi pasaporta. Amsterdam, Paris ju lutem më prisni”, ka shkruar Eugenti, për të vijuar më tej: “Zoti ishte në krahun tim edhe këtë herë…” Pra, problemi i vetëm i Bushpepës ka qenë pasaporta!

sdfghjk.png

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416