INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund merret vendimi: Ja kur rinis transporti publik

Më në fund merret vendimi: Ja kur rinis transporti publik

Publikuar më: 18:33 03-07-2020

Burime brenda Shoqatave të Shoqërive të Transportit publik zbulojnë për gazetën “Si” se ato janë ulur në një takim me kreun e Bashkisë Tiranë dhe kanë rënë dakord për pjesën e plotësimit të kërkesave që varen nga bashkia.

Sipas këtyre burimeve, të hënën me shumë gjasa do të nisë aktiviteti i transportit publik për linjat që nuk kanë filluar ende.


Ndërsa punonjësit e transportit publik, kanë dalë sot (të premten) në protestë për të kërkuar pagën e dytë të luftës që i është premtuar nga qeveria.

“Qeveria paguan deputetët e rrugës, paguan karburant për ta edhe në kohë pandemie kur ata kanë qëndruar në shtëpi. Shoqata të bëjë çfarë të dojë, unë nuk filloj punën. Kemi familjet pa bukë. Shoqata të punojë vetë. Ne duam pagën e dytë”- shprehet një prej punonjësve.

Të gjithë në union kanë një kërkesë të vetme; pagën e dytë të luftës sepse kanë që në mars pa punë dhe pa asnjë të ardhur.

Teksa burime pranë shoqatave kanë rënë dakord për të nisur punën ditën e hënë, punonjësit nuk pranojnë të nisin pa marrë pagën e dytë të luftës.

“Jo nuk ka asnjë kontradiktë këtu. Punonjësit janë në gjendje të mjerueshme. Nëse bizneset kanë ndonjë kursim për të mbijetuar, ata jo. Nuk mund të jetojnë pa asnjë të ardhur. Atyre u është premtuar paga e luftës dhe Ministria e Financave të zbatojë premtimin që të nisim nga puna të hënën. Java tjetër do të ketë shumë zhvillime në sektorin tonë”, u shpreh një burim pranë njërës prej shoqatave të Transportit Publik.

Edhe në kohë “paqeje”, autobusët e transportit publik kanë qenë përherë problematikë për qytetarët; që nga tejmbushja, mosfunskionimi i ventilimit dhe kondicionimit, vjedhja nga hajdutët e xhepave, etj. Nëse transporti publik nis të hënën, siç bënë me dije burime pranë shoqatave të transportit për gazetën “Si”, shoqëritë e transportit nuk duhet t’i harrojnë këto muaj, por të reflektojnë dhe t’i ofrojnë një shërbim dinjitoz qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0030648708343506