INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund jepet pretenca për Shullazin. Kërkohet 17 vite burg....

Më në fund jepet pretenca për Shullazin. Kërkohet 17 vite burg....

Publikuar më: 13:36 02-10-2018

Më në fund Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për bandën e “Shullazit”. Për vetë Emiliano Shullazin u kërkua 17 vite burg .

Ndërsa në total për të gjithë anëtarët e bandës janë kërkuar 64 vite burg. Më konkretisht sipas urdhërit të Prokurorisë Emiljano Shullazi dënohet me 17 vite burg, Gilmando Danin me 15 vite, Blerim Shullazi me 10 vite, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 11 vite.

Shullazi akuzohet për drejtimin e kësaj bande, apo dhe kanosjen për shkak të detyrës të Dekanit dhe Rektorit, Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Të pranishëm në seancë ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe Gjermane. Seanca gjyqësore, e cila ishte e dhjeta në radhë, u monitorua nga forca të mëdha policore.

Article Logic
Execution time: 0.0031299591064453