INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund e mësuam cili është 'XH' i famshëm që 'rrëmbeu' zemrën e Fifit! Ja tatuazhi i veçantë dedikuar atij! [FOTO]

Më në fund e mësuam cili është 'XH' i famshëm që 'rrëmbeu' zemrën e Fifit! Ja tatuazhi i veçantë dedikuar atij! [FOTO]

Publikuar më: 13:27 25-10-2020

Fifi ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” jo si pjesë e stafit, por si e ftuar e emisionit. Gjatë sfidës “ndaje ose haje”, këngëtarja zbuloi një detaj shumë të veçantë nga jeta e saj personale.

Fifi është pyetur se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja nuk ka nguruar të përgjigjet. Ajo ka treguar se këtë fjalë që ka 'gdhendur' ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.

Ndërkohë së fundmi është konfirmuar se “stracciatella” e Fifit e ka emrin në realitet Xhuljo Tabaku. Këngëtarja tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen dhe Xhulio është i vetmi që ajo ndjek në Instagram.

fifii.png

-640-0-5f954c92cb3dc.png

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771