INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Me mua dridhëshe''/ Plasin puthjet, Ana 1 dhe Sara ''zihen'' për të, Atdheu tregon cila puthje i pëlqeu më shumë!

''Me mua dridhëshe''/ Plasin puthjet, Ana 1 dhe Sara ''zihen'' për të, Atdheu tregon cila puthje i pëlqeu më shumë!

Publikuar më: 00:11 22-02-2021

Mbrëmja e sotme e Përputhen Prime ka qenë vërtetë mbrëmje surprizash! Djemtë mesa duket kishin ardhur të përgatitur sot. Fillimisht Andi i bëri një surprizë Jasminës, pasai u çua nga karrigia, mori një dhuratë dhe iu drejtua duke i dhuruar një puthje. Por vetëm pak momente më pas ishte pikërisht Atdheu që bëri të njëjtën gjë me Sarën. Kujtojmë se Atdheu është i vetmi konkurrent që ka shkëmbyer dy puthje me dy vajza të ndryshme, me Anën dhe me Sarën.

Ndërkohë Ana 1 e cila ka qenë në rolin e opinionistet është shprehur se për Andin nuk mund të flasë, por për Atdheun u shpreh se kjo puthje nuk ishte e ndjerë.

“Ti dridheshe more kur më puthe mua”, ka thënë Ana.

Në këtë moment ndërhyri Sara e cila i ka thënë se ai dhe tani po dridhet dhe i kontrollon të rrahurat e zemrës.

“Mos ma trego mua ti se e kam patur para teje Atdheun unë, kam të rrahurat e zemrës së tij akoma. Unë e njoh atë, kur e ndjen dhe ka emocione dridhet”, u shpreh Ana deri diku me shenja xhelozie.

Ndërkohë Atdheu është shprehur se puthja me Anën i ka pëlqyer më shumë

“Me Anën kam kaluar më shumë kohë. Por shyqyr që erdhi Sara në program dhe mu kthye shkëlqimi. Por puthja më e mirë ka qenë me Anën. Kam pasur shumë kohë me Anën.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0025918483734131