INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon më në fund Vis Bajraktari! Gazetarja e showbiz-it flet për ndarjen e tij dhe Lori Hoxhës, ai i kthehet KEQ: Më mirë ... [FOTO]

Reagon më në fund Vis Bajraktari! Gazetarja e showbiz-it flet për ndarjen e tij dhe Lori Hoxhës, ai i kthehet KEQ: Më mirë ... [FOTO]

Publikuar më: 16:45 14-02-2019

U kthye në një “telenovelë”, por më në fund u sqarua gjithçka! 

Prej disa ditësh në portale e media të ndryshme, Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kanë qenë dy ndër personazhet më të përfolur pasi u tha lart e poshtë se ata mund të jenë ndarë.

Dyshimet u shtuan pasi fansat vunë re që ata nuk ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por edhe ngacmoheshin shpesh me postime të ndryshme. Ata nuk reaguan asnjëherë rreth këtyre lajmeve dhe i pari që “e theu akullin” ishte pikërisht Vis Bajraktari.

Ky i fundit ka publikuar dy video në Snapchat ku shfaqet duke dëgjuar në radio teksa flitet për një ndarje të mundshme mes tij dhe Lorit. E kur moderatorja thotë që Lori me anë të një postimi ka dashur t’i thotë Visit: “Nuk je vetëm edhe pse jemi ndarë”, ai shkroi me ironi: Ashu më mir vazhdo programin.

Se kuptuam tamam çfarë deshi të tregonte Visi me këtë, por mund ta marrim më shumë si një JO nga ana e tij!

VisBajraktari from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385