INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më mirë dëgjojini tani, para se të bllokohen sërish! Ja ARSYEJA pse u rishfaqën këngët e Mozzik dhe Getinjos! [FOTO]

Më mirë dëgjojini tani, para se të bllokohen sërish! Ja ARSYEJA pse u rishfaqën këngët e Mozzik dhe Getinjos! [FOTO]

Publikuar më: 20:37 18-04-2019

“OnRecords” ka rikthyer hitet e dy vëllezërve që i hoqi pas debateve që çuan në largimin e tyre nga shtëpia diskografike.

Tashmë i kontaktuar nga “Lajmi.net”, menaxheri i shtëpisë diskografike Met Elshani shprehet se, këngët janë rikthyer në YouTube përkohësisht.

“Janë kthyer për shkak se shumë njerëz kanë futur në mënyrë ilegale videot tona dhe duke qenë se ishte e pamundur t’i heqnim një nga një i kemi futur sërish. Në këtë mënyrë i kap sistemi dhe fshihen vetvetiu adresat të cilat kanë nxjerrë këngët tona. Deri tani janë mbyllur pesë llogari nga YouTube, sepse i kanë futur në kanalet e tyre ilegalisht”, tha ai.

mozzik-getinjo-onrecords_1548760199-7766988.jpg

Studioja muzikore është në proces gjyqësor me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjon, pas largimit të këtyre dy të fundit dhe prishjes së njëanshme të kontratës dhe mund të kërkojë dëmshpërblim në vlerë prej 1.4 milionë euro.

Vëllezërit formuan edhe shtëpinë e tyre diskografike “2 Euro Records”, por as me këtë lëvizje nuk arritën të sigurojnë menjëherë videot e tyre në YouTube të paktën deri më sot.

Një sërë këngësh si: “Tony Montana”, “Kokaina”, “Me hile” “Dhezu” etj, mund t’i gjeni tani në YouTube.

33816590_185713915468634_3516905859768647680_n.jpg

burimi: iconstyle.al

https://www.youtube.com/user/OnRecordsOfficial/videos?view=0&sort=p&flow=grid

Article Logic
Execution time: 0.0039780139923096