INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Më lironi, kam gruan shtatzënë”, çfarë vendosi Apeli për ish-kreun e Hipotekës Shkodër

“Më lironi, kam gruan shtatzënë”, çfarë vendosi Apeli për ish-kreun e Hipotekës Shkodër

Publikuar më: 11:20 16-10-2018

“Arrest me burg”, është masa e sigurisë që Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka. Edhe pse avokati i tij paraqiti pretendimet për një masë më të lehtë, ajo u refuzua nga gjykata duke mos marrë parasysh as garancinë pasurore dhe as kushtet familjare.

Gjykata e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë që i qëndroi masës për “arrest me burg”. Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare.

Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t’i jepet një masë më lehtësuese ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Leka u arrestua së bashku me juristen Frida Mirashi nën akuzën e korrupsionit.

Article Logic
Execution time: 0.00341796875