Loja e Big Brotherit sa vjen dhe bëhet më e fortë. Konkurrentët po përdorin të gjitha mjetet për të qenë pjesë e finales së madhe. Çifti Luiz-Kiara janë përballur ashpër së fundmi.
Këngëtari duket se është lodhur nga mderatorja që i ndërhyn në lojë.
‘Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat.
Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi.
Nga ana tjetër Kiarës duket se nuk i ka pëlqyer ky reagim i Luizit duke i kthyer vetëm: “Okay, mirupafshim.’
Luizi dhe Kiara pas zyrtarizmit të lidhjes së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, shpeshherë flasin për jetën që do t’i presë jashtë shtëpisë.
Megjithatë duket se ajo që i pret jashtë nuk është shumë e mirë, të paktën sipas Kiarës. Teksa kanë qenë duke folur të dy, moderatorja i ka thënë Luizit se ai do mërzitet kur të dalë jashtë.
Luizi e ka pyetur për arsyen se përse do mërzitet, megjithatë, ajo i i tha se nuk flet dot më shumë, ndërsa i tha se nuk do mërzitet për diçka që do bëjë Kiara, por për diçka tjetër, të cilën ajo nuk e ka në dorë.