INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këtë veprim, mos vallë Arbër Hajdari ironizoi Efin dhe Kiarën? Ja ç’bëri

Me këtë veprim, mos vallë Arbër Hajdari ironizoi Efin dhe Kiarën? Ja ç’bëri

Publikuar më: 12:32 04-04-2023

Arbër Hajdari nuk e priti shumë mirë rikthimin e Kiarës dhe Efit në “BBVA” dhe pati edhe një përplasje dhe komtente goxha thumbuese drejtuar (ish)banoreve.

Por, ajo që na bëri shumë përshtypje është postimi i opinionistit në Instastory, ku Arbri shkroi: “Shkodranët e kanë një shprehje të bukur: “Të hift vedja në qejf”. Ironikisht, Arbri zgjodhi një shprehje shkodrane, meqë Luizi është shkodran.

auto_-785-0-642bec6b8ce911680609330.jpeg

 

 

Nuk duam të përhapim panik, por postimi u bë direkt pas debateve të Efit dhe Deamishelit, si dhe përplasjeve që ka pasur Kiara me disa banorë. Nisur nga këto ngjarje, shumë njerëz e kanë kritikuar lojën e dy banoreve që u rikthyen, si shumë arrogante dhe shpeshherë i kanë quajtur edhe “mendjemëdha”.

Pse mendojnë njerëzit se postimi i tij u dedikohet vajzave? Epo, Arbri ka pasur ca përplasje me Efi dhe Kiarën në studio, para se ato të rihynin brenda shtëpisë. Ai u tha vajzave se do u duhet një freskuese me vete, që t’i bëjnë fresk Luizit. Opinionisti shtoi se nuk mendon se do të ketë një strategji të re në këtë lojë. Sigurisht, nuk e kurseu një kunjë edhe për Kiarën, ku tha se ndoshta ajo “e kuptoi që s’ka nevojë për hapësirë”.

Article Logic
Execution time: 0.0038051605224609