INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këtë postim Elvana ngacmon fansat për një klip të mundshëm? [FOTO]

Me këtë postim Elvana ngacmon fansat për një klip të mundshëm? [FOTO]

Publikuar më: 11:07 27-07-2017

Elvana ka ngacmuar imagjinatën e fansave me postimet e fundit të bëra në Instagram.

Këngëtarja publikoi  këngën “Forever is over” me të cilën tentoi  të futet në tregun ndërkombëtar të muzikës. Por si duket nuk arrin të shkëputet dot nga Shqipëria. Këto ditë 30 vjeçarja udhëtoi drejt Mykonos ku takoi edhe modelen Emina Cunmulaj me të cilën kaloi momente argëtuese. Por vajtja e Elvanës atje kishte një arsye. Si duket këngëtarja po xhiron klipin e ri dhe një pjesë të tyre i ka bërë në Mykonos. Zhurmë bëri edhe ardhja e saj në Shqipëri me avion privat, i cili nuk do të çuditeshim sikur të ishte avioni privat i Emina Cunmulajt që mund t’ia ketë huazuar Elvanës për xhirime. Krah fotove të postuara këngëtarja nëpërmjet ikonave duket se kërkon të përcjellë mesazhin e xhirimeve të reja. Nuk e dimë ende nëse bëhet fjalë për klipin në bashkëpunim me Ledrin. Presim ta mësojmë...

fbhfghgfh.png

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436