INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me këngë, me qirinj, por pa drita! Studentët e Ekonomikut dhe Juridikut ngujohen në universitet! [VIDEO]

Me këngë, me qirinj, por pa drita! Studentët e Ekonomikut dhe Juridikut ngujohen në universitet! [VIDEO]

Publikuar më: 19:49 10-01-2019

Pas protestave në rrugë, studentët janë rikthyer në fakultete, jo për të marrë pjesë në leksione, por duke zaptuar sallat për t’i kthyer në ambiente diskutimesh për gjendjen e universitetit në vend. Në fakultetin e Ekonomisë studentët kanë zgjedhur të ngujohen pasi sipas tyre është forma më paqësore e protestëts.

Ata kanë theksuar se do të vijojnë të qëndrojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe sipas një anketimi në 102 grupe të këtij fakulteti, 75 prej tyre janë pro bojkotit, 14 kanë abstenuar ndërsa 14 të tjerë janë kundër.

finfnsg.jpg

forutr.jpg

 

Por teksa janë ngujuar në fakultet, aty janë fikurdritat, por ata e kanë gjetur zgjidhjen pasi kanë marrë qirinj me vete, mirëpo nuk kanë munguar as këngët.

Krahas studentëve të ekonomikut edhe ata të juridikut kanë vendosur të ngujohen në fakultet. Ata kanë deklaruar se do të kalojë natën brenda sallave, si dhe kanë kërkuar batanije për t’i bërë ballë të ftohtit. Dyert e godinës janë barikaduar me tavolina dhe karrige ndërsa studentët janë shprehur se do të dalin vetëm kur qeveria t’i plotësojë të tetë kushtet.

 

nhujim.png

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166