INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë do të bëjë duet Selena Gomez?

Me kë do të bëjë duet Selena Gomez?

Publikuar më: 15:09 03-02-2016

Rikthimi i Selena Gomez si një artiste solo ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm kohët e fundit, falë albumit të saj Revival.

Ndërkohë që këngëtarja 23 vjeçare ka bashkëpunuar me artistë si DJ Zedd apo Charlie Puth, po punon për një projekt ku do të përfshijë edhe një tjetër yll. E kemi fjalën për miken e saj të ngushtë, Taylor Swift. E pyetur nga E! News nëse ajo do të bashkëpunonte ndonjëherë me Swift, Selena u përgjigj: Pse jo? Në fund të fundit ajo është shoqja ime më e mirë!”

Kujtojmë që Gomez ka qënë pjesë e tourit të Taylor Swift, 1989, ku së bashku kanë kënduar një singëll të Selenës, "Good for You".  Gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në videon e këngës "Bad Blood" të Swift, por vetëm si figurante. Kësaj here, është Gomez ajo që do kryesojë mbi Taylor!

Article Logic
Execution time: 0.0037510395050049