Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvija, pesë muaj më parë u bënë prindër për herë të parë. Çifti sollën në jëtë një djalë, të cilin e quajnë Roel. Gjatë kësaj bisede me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur Selvijen nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë.
Selvija është shprehur se për momentin nuk e ka një përgjigje, pasi shtatëzania e parë nuk ka qenë e lehtë për të.
“Kam pasur një shtatëzani me të gjitha kompikacionet e mundëshme dhe ende më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë. Nuk mund të të jap këtë përgjigje tani. Mundohem ta marr vetën fizikisht dhe psikologjikisht", është shprehur Selvija.








31 Jan 2026 





