INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me iPhone 8 mesazhet do na vijnë kështu... [FOTO]

Me iPhone 8 mesazhet do na vijnë kështu... [FOTO]

Publikuar më: 15:02 24-01-2017

Kanë mbetur edhe 9 muaj përpara se iPhone 8 të dalë në treg, por thashethemet rreth smartphone të shumëpritur po nxehen që tani.

Duke gjykuar nga këto foto të konceptimit të celularit të ri, do të ishte ndryshimi më i madh që Apple do t’i jepte atij prej vitesh. Artisti filipinas Imran Taylor ka imagjinuar se si do të duket pajisja e re duke marrë parasysh të gjithë thashethemet që qarkullojnë. Vizioni i tij përfshin gjithashtu një mënyrë tërësisht të re për të marrë dhe hapur lajmërimet e mesazheve, nëpërmjet një butoni natyrisht sensitiv ndaj prekjes. Në rast se do të vërtetohej e gjitha kjo, do të ishte vërtet diçka interesante, pa harruar dizajnin që duket shumë i bukur.

iph2.jpg

iph3.jpg

iph4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207