INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më i madhi në botë, hapet nesër Aeroporti i ri i Stambollit [FOTO/VIDEO]

Më i madhi në botë, hapet nesër Aeroporti i ri i Stambollit [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 13:18 28-10-2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, këtë të hënë me pjesëmarrje të të ftuarve nga e gjithë bota do të bëjë hapjen e Aeroportit të Ri të Stambollit, i cili, pas përfundimit të plotë, do të jetë aeroporti më i madh në botë.

Hapja e fazës së parë të aeroportit do të bëhet më 29 tetor, Ditën e Republikës në Turqi.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency, në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë të ftuar të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Deri më tani, siç njoftohet, mbi 50 zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ceremonia do të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:00, me një koncert të Orkestrës Simfonike të Presidencës së Turqisë.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë punëtorë.

Pas përfundimit të punimeve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do t’u shërbejë 200 milionë pasagjerëve.

5.PNG

4.PNG

3.PNG

2.PNG

1.PNG

 </p

Article Logic
Execution time: 0.0041618347167969