INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me foton e moderatores shqiptare nga protesta, Balotelli jep këtë mesazh për abuzimet seksuale! [FOTO]

Me foton e moderatores shqiptare nga protesta, Balotelli jep këtë mesazh për abuzimet seksuale! [FOTO]

Publikuar më: 13:00 06-06-2020

Abuzimi seksual me të miturën nga Babrruja ka shkaktuar bujë të madhe dhe ka tronditur gjithë opinionin publik. Për shkak të ngjarjeve të tilla të përsëritura, 2 ditë më parë qindra qytetarë u ngritën në një protestë në kryeqytet për t’i thënë ndal çdo lloj abuzimi dhe dhune.

Siç duket kjo ngjarje ka kaluar edhe kufijtë dhe në lidhje me të po reagojnë figura të njohura botërore. Futbollisti italian, Mario Balotelli, ka postuar një foto të Dojna Memës nga protesta në shenjë mbështetjeje për kauzën.

Dojna shihet së bashku me moderatoren tjetër të “Pop Culture”, Kejli, dhe të dyja mbajnë nga një pankartë në duar. “Pse meshkujt e kanë frikë burgun? Për të njëjtat arsye pse femrat kanë frikë të ecin rrugëve çdo ditë”, shkruhet në pankartën e Dojnës.

Foton e moderatorëve, Balotelli e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Thuaji stop çdo lloj dhune!”.

BALOTE.jpg

 

Rasti i 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës dhe 3 të rinj ka nxitur reagime të shumta e revoltë. Të gjithë kanë kërkuar dënim maksimal për abuzuesit dhe forcim të ligjeve e rregullave në shkolla.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936