INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me festat e nëntorit

Me festat e nëntorit "çlirohet" dhe qëndra! Veliaj jepin lajmin e mirë.

Publikuar më: 13:43 28-10-2016

Bashkia e Tiranës dhe OSHEE-ja kanë nisur punimet për zhvendosjen e nënstacionit elektrik, i cili i hap përfundimisht rrugën zgjerimit dhe vënies në funksion të plotë të projektit të Unazës së Vogël dhe pas këtij sqarimi kreu i Bashkisë Veliaj, ka dhënë e një lajm të mirë. Sipas tij brenda nëntorit qendra e Tiranës do të çlirohet nga trafiku i makinave.
Erion Veliaj, e tha këtë lajm të mirë gjatë inspektimit të punimeve.
Veliaj: Me të mbaruar ky proçes, që besoj do zgjasë edhe disa ditë, do të vazhdojmë me përfundimin e rrugës për të hapur Unazën e Vogël të Tiranës. Ajo që presim në këtë fazë të fundit është që, kur të vijnë festat e Çlirimit dhe të Pavarësisë, të na gjejë të çliruar nga trafiku dhe të pavarur nga rrëmuja e punimeve në qendër të Tiranës, për të pasur një çlirim dhe pavarësi edhe të Tiranës në fund të nëntorit. Me këto ritme, brenda verës së ardhshme do të përfundojmë edhe sheshin “Skënderbej”. Dua t’ju kërkoj ndjesë qytetarëve; e di, një shtëpi rregullohet, shiko sa rrëmujë bëhet, imagjino kur rregullojmë një qytet të tërë, por janë punë shtëpiake që një ditë duhen bërë dhe më mirë që t’i heqim të gjitha këto punë që në vitin e parë, pra Unazën e Vogël, sheshin “Skënderbej”, Bulevardin e Ri, disa nga parkingjet nëntokësore, në mënyrë që pastaj të kemi një shtëpi ku do kemi dëshirë të jetojmë të gjithë. Ndaj, shumë ndjesë dhe shumë mirënjohje për durimin e qytetarëve. E di që është e pakëndshme qëndrimi në trafik, megjithatë dua të falënderoj sidomos ata që kanë preferuar të përdorin ose transport publik, ose të ecin në këmbë, ose biçikletën.”

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154