INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Më erdhën personazhe të frikshëm, s’kisha zgjidhje!’ Gazetari tregon kërcënimet e VIP-ave [VIDEO]

‘Më erdhën personazhe të frikshëm, s’kisha zgjidhje!’ Gazetari tregon kërcënimet e VIP-ave [VIDEO]

Publikuar më: 13:11 17-06-2018

Emri i tij lidhet me fillimet e gazetarisë rozë në vend. Flavio Qarri ka nisur e drejtuar disa revista, gazeta që në fokus kanë pasur personazhet e ekranit. Kjo eksperiencë e tij u bë pjesë e bisedës në programin ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi. Flavio tregoi se ndryshe nga sot ku lulëzojnë portalet, vite më parë, të bëjë gazetarinë rozë ishte jo vetëm më shumë përgjegjësi por edhe më shumë siklete.

‘Ka qenë një personazh, në fillimet e saja. Disponoja një foto-lajm të saj. Më erdhen në derën e shtëpise përsonazhe të frikshëm nga ‘nëntoka’. Me ata dorëzohesh se flasin me të tjera kode. U desh ndërhyrja e nje mikut tim. Ishte një situatë që s’kishe si ta zgjidhje ndryshe’.

LAJMI_2_BRENDA.jpg

Ermali i kujtoi Flavios edhe të tjera raste nga revista e tij teksa ai ndan me ne një ngjarje me Çiljetën, e cila po ashtu i shkoi që në mëngjes në shtëpine e tij. Po historia e Shpat Kasapit si shkoi? Zbuloni këto e të tjera ngjarje pas minutës së 16-të të intervistës në ‘Një kat më lart’. 

Article Logic
Execution time: 0.0031590461730957