INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më detyroi të pija alkool kur sapo kisha abortuar ...' Mariah Carey ‘fundos’ Ellen DeGeneres!

'Më detyroi të pija alkool kur sapo kisha abortuar ...' Mariah Carey ‘fundos’ Ellen DeGeneres!

Publikuar më: 22:28 01-09-2020

Gazetarja Ellen DeGeneres po kalon një kohë të vështirë pasi po akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e saj të punës.

Ata thonë se janë përballur me racizëm, frikë dhe kërcënim. Disa deklarojnë se janë pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vakie.

Mirëpo, duket se këngëtarja Mariah Carey i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratën e saj të fundit, pasi ka treguar se kur ishte e ftuar në emisionin e Ellen, kjo e fundit e ka detyruar të flasë për shtatzëninë e saj dhe të pijë alkool pas abortit.

“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”, tregoi Carey.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223