INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me detajet KUQ E ZI, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk e harrojnë Festën e Pavarësisë, ja si i urojnë shqiptarët!

Me detajet KUQ E ZI, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk e harrojnë Festën e Pavarësisë, ja si i urojnë shqiptarët!

Publikuar më: 18:34 28-11-2020

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa e ka treguar gjithmonë me krenari në mbarë botën origjinën e saj.

25-vjeçarja super e talentuar e cila prej kohësh po bën namin në muzikë, na ka bërë të gjithëve krenarë me sukseset e saj dhe faktin që s’e harron kurrë origjinën.

Ashtu edhe sot, Dua nuk e ka harruar ditën e shënuar të 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, duke ia bërë zemrat mal shqiptarëve me një foto të publikuar në Instagram.

Dua ka postuar një foto ku shfaqet duke valëvitur në krahë flamurin kuq e zi, ndërsa krahas saj ka shkruar në shqip:

“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! Krenare që jam shqiptare! Gëzuar ditën e pavarësisë!”

Screenshot_1dd.png

 

Por këtë ditë të veçantë për popullin shqiptar nuk e ka harruar as këngëtarja e famshme Rita Ora.

Rita ka postuar disa fotografi me këpucë me flamurin shqiptar, ndërsa krahas tyre ka shkruar ‘Urime Dita e Flamurit’.

“URIME DITA E FLAMURIT!!!! #28Nëntori Happy Independence Day #Albania ?? ???????????? thank you my amazing fans for making this video!!! I love you all”, ka shkruar Ora.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887