~ Binjakët dhe Ujori ~
Binjakët dhe Ujori janë luftëtarë të vërtetë: kërkojnë të provojnë gjithçka dhe refuzojnë të flenë pa perfeksionuar lëvizjet dhe mrekulluar veten e të tjerët. Përputhen shkëlqyeshëm dhe bëjnë seks pafund, sikur të mos kishte të nesërme!
~ Gaforrja dhe Virgjëresha ~
Gaforrja kërkon përkushtim dhe sa më shumë detajizëm në shtrat. Më thoni pak, kush mund ta bëjë këtë më mirë se një Virgjëreshë? Do të përshtaten për mrekulli.
~ Peshorja dhe Ujori ~
Peshoret janë të sigurta që gjithë çka bëjnë në shtrat është e duhura. E gjitha kjo do ta mrekullojë një Ujor, që aq sa i pëlqen të udhëheqë, aq edhe çmendet kur udhëhiqet. Kjo dyshe do të provojë gjithçka dhe në fund do të ndihet krenare për veten!
~ Dashi dhe Shigjetari ~
Këto dy shenja kanë kimi të frikshme. Për një qenie agresive në seks siç është Dashi, Shigjetari është ideali (jo më kot po shfaqet dy herë në listën tonë). Zjarrin e flaktë të Dashit, Shigjetari do të dijë ta shuajë. E pasi ta ketë bërë këtë, të dy do të jenë të lumtur, përjetë!
~ Bricjapi dhe Akrepi ~
Përgjithësisht mendohet se me Bricjapin dhe Akrepin funksionon njësoj: vetëm seks, jo emocione! Në fakt jo. Pavarësisht se që të dyja shenjat nuk u thonë JO eksperiencave të reja, nga ana tjetër kërkojnë një marrëdhënie të qëndrueshme. Bricjapi dhe Akrepi e kuptojnë fare mirë njëri- tjetrin. Do ta kënaqin veten në shtrat, do ta kryejnë aktin plot pasion dhe në fund do të dëshirojnë ta kalojnë të gjithën këtë në një tjetër fazë, atë të lidhjes!