INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më afër se kurrë! Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, 'muaj mjalti' në Itali [FOTO]

Më afër se kurrë! Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, 'muaj mjalti' në Itali [FOTO]

Publikuar më: 09:45 04-09-2018

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt nisi të përflitej  për një rikthim me ish-in e tij, Jennifer Aniston.

Sipas 'In Touch' yjet e Hollywood janë rikthyer bashkë.

Sipas mediave dy aktorët e famshëm po shijojnë një udhëtim romantik së bashku.

Flitet se Brad ndodhet në Itali me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij Shiloh Jolie-Pitt.

Aktori mesa duket dëshiron që 12-vjeçarja të qetësohet pasi është më e prekura nga të gjithë fëmijët e tjerë për shkak të betejës së divorcit të prindërve të saj.

Sipas mediave të tre, Aniston, Brad dhe Shiloh donin të merrnin pak pushim nga drama e jetës së tyre personale.

"Jen sapo përfundoi xhirimet në Itali, kështu që Brad mori Shiloh dhe iku atje. Ata po qëndrojnë në Komo,"-tha një burim, duke shtuar: "Shiloh ka shpenzuar gjithnjë e më shumë kohë me Jen."

Angelina Jolie paraqiti kërkesën për divorc nga Brad në shtator 2016.

Ndërsa Jennifer njoftoi ndarjen me bashkëshortin Justin Theroux pas martesës rreth 2 vjeçare.

brad-pitt-jennifer-aniston-shiloh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029771327972412