INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më 25 gusht, Rama mbledh Asamblenë e PS-së. Mandati i ri qeverisës “varet” nga rezultati në zgjedhje

Më 25 gusht, Rama mbledh Asamblenë e PS-së. Mandati i ri qeverisës “varet” nga rezultati në zgjedhje

Publikuar më: 14:23 05-08-2017

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë Asamblenë e partisë në datën 25 gusht. Në mbledhje do të diskutohet rezultati i zgjedhjeve të qershorit, formimi i qeverisë dhe reformimi i administratës. PS ka ngritur pesë grupe pune menjëherë pas zgjedhjeve po hartojnë raporte përkatësisht për ristrukturimin e Qeverisë, për reformën në administratë, për analizën e zgjedhjeve, për grupin parlamentar dhe për bashkëqeverisjen me qytetarët. Raportet e tyre grupet e punës do t’ia dorëzojnë kryeministrit Rama. Në mbledhjen e asamblesë do të diskutohen raportet si dhe puna e bërë nga të deleguarit, kryetarët e bashkive dhe deputetët për rezultatin e votave në qarqe të ndryshme, për të parë ato zona se ku ka pasur rënie apo rritje Partia Socialiste. Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve do përcaktohet dhe qeveria e re. Në Asamblen e 25 gushtit , pritet që kryeministri të vendos të shpërblejë ata që dolën shumë mirë në zgjedhje duke dhënë edhe direktivat e mandatit të ri qeverisës . Por duket se kanë nisur edhe përplasjet e para mes të deleguarve, kryetarëve të bashkive dhe deputetëve. Gjatë takimit pritet të diskutohet edhe reformimi i administratës. Në shtator do të ketë tërmet në administratën shqiptare, ndërkohë që deri tani 3 institucione kanë nisur të preken nga reforma. Bëhet fjalë për hipotekat, spitalet dhe tatimet. Ndërkohë që në shtator pritet që reforma të prek çdo institucion.

Article Logic
Execution time: 0.0033848285675049