INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me 213 km/orë në autostradë, shoferi-policisë: Do festoj, më pret shoqëria

Me 213 km/orë në autostradë, shoferi-policisë: Do festoj, më pret shoqëria

Publikuar më: 11:23 03-03-2018

Policia Rrugore ka vijuar edhe këtë fundjavë inspektimet e automjeteve që ecin tej normave të lejuara dhe shoferët që nuk respektojnë normat bazë të qarkullimit.

Natën e mbrëmshme policia u ndal në autostradën Tiranë-Durrës.

Gjatë inspektimit policia ndaloi një mjet Audi V8 që po ecte me shpejtësi 213 km/orë.

Dhe arsyeja që drejtuesi i mjetit ka dhënë është se po shpejtonte sepse e priste shoqëria për të festuar në fundjavë.

Në faqen e saj zyrtare në Facebook, policia e shtetit i bën një apel qytetarëve: Argëtohuni në fundjavë, por mos rrezikoni jeten tuaj dhe të përdorueseve të tjerë të rrugës”.

Njoftimi i Policisë

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostraden Tirane -Durres-Tirane.

Në oret e para te mengjezit jane evidentuar nga Radari drejtues mjetesh qe qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.

Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 153 km/ore deri ne 213 km/ore.
Shpejtesi te tilla jane burim aksidenti e rrezik potencial per perdoruesit e rruges.

Policia Rrugore e Tiranes konstaton me shqetesim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara.

Policia Rrugore e Tiranes apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge.

Article Logic
Execution time: 0.0032360553741455