INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbytet 25 vjeçarja në kanionin e Holtës, ja detajet si ndodhi tragjedia

Mbytet 25 vjeçarja në kanionin e Holtës, ja detajet si ndodhi tragjedia

Publikuar më: 19:59 14-07-2019

Një katastrofë natyrore në kanionin e Holtës ditën e sotme ka arritur të rrëmbejë jetën e një vajze.

Raportohet se shumë turistë të dërguar nga agjensitë turistike, por edhe familje të zonës ndodheshin në lumin e Holtës për të parë bukuritë natyrore të zonës, por shiu I dendur ka sjellë një prurje jo të zakonshme të ujërave të lumenjve, gjë e cila ka rrezikuar jetën e dhjetërave turistëve dhe arriti të merrte jetën e një vajze.

Sipas burimeve të neësbomb.al në brendësi të grykës së kanionit ishin dhjetra persona, në momentin kur uji vërshoi në brendësi të luginës por fatmirësisht kanë shpëtuar sepse ishin shumë pranë daljes së luginës.
Nga policia fillimisht u raportuan 3 të zhdukur, të tre me origjinë nga qyteti i Gramshit.

Të tre të zhdukurit ishin të një familje të cilët ishin të vetmit në ato momente që gjendeshin në thellësi të kanionit. Bëhet fjalë për I. Mane 50 vjeç banues në Gramsh , T.Sallaku 29 vjeçe banuese në Lushnjë dhe E.Sallaku 25 vjec banues në Lushnjë.

Motër e vëlla në momentin e vërshimit të ujit sipas dëshmive në vendin e ngjarjes ishin në fundin e luginës dhe si pasojë vajzën e rrëmbeu rrjedha e lumit ndërsa i vëllai së bashku me familjarin 50-vjecar arritën të shpëtonin duke u mbajtur në anët e gurëve të faqeve të kanionit.

Trupi i viktimës u gjend rreth 1 km poshtë hyrjes së kanionit nga polumbarët e Elbasanit. Dy familjarët e tjerë arritën të shpëtonin vetëm me disa plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi paraprak i policisë:

Personat qe kishin humbur kontaktet ne kanionet e Gramshit jane gjetur nga Policia dhe Zjarrfikesit.

Ne dalje te kanionit nje vajze rreth 25 vjece nga Lushnja eshte gjetur e pa jete si pasoje e rrembimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndersa dy te tjeret nuk kane probleme per jeten.

Edhe personat e tjere qe u gjeten me pare nga policia nuk kane probleme per shendetin. Ne operacionin e kerkim-shpetimit eshte perfshire edhe Renea me polumbaret e saj.

Nderkohe vijon krehja e zones se kanioneve per tu siguruar qe ska persona te tjere qe mund te kene nevoje per ndihme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309