INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet votimi në gjithë vendin, KQZ: Kjo ishte pjesëmarrja në zgjedhje në rang kombëtar

Mbyllet votimi në gjithë vendin, KQZ: Kjo ishte pjesëmarrja në zgjedhje në rang kombëtar

Publikuar më: 20:22 25-06-2017

Mbyllet votimi në rang vendi për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017. Burime nga KQZ kane thene se pjesëmarrja në nivel kombëtar, eshte rreth 43.80%. Kjo shifer është dhënë nga ana e zëdhënesës së KQZ në një deklarate për median pas mbylljes së orarit të votimit në ora 20.00.
Të dhënat  që ofroi gjatë ditës flisnin qartë për një pjesëmarrje të ulet në votime. Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme në rang kombëtar deri ne oren 13.00 ishte vetëm 26.9 për qind. Ndërsa  ne te njetej  ore te vitit 2013 pjesëmarrja ishte 35.9 për qind.Përqindja më e lartë e daljes në zgjedhje është në Qarkun e Dibres me 60.02 për qind. Qarku i Kukësit radhitet i dyti me 53.87 përqind, ndërsa në Qarkun e Vlorës është shënuar përqindja më e ulët e votuesve me 36.06  deri në ora 20.00, ku sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së kanë votuar rreth 44  për qind e votuesve me të drejtë vote .
Ora 20.00, është përcaktuar nga kodi si moment i mbylljes së qëndrave të votimit, por ato të vijojnë punën deri sa pas derës të mos ketë asnjë votues që do të hedhë voten e tij.

Article Logic
Execution time: 0.003899097442627