INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet seanca e parë e ''Habiljave'', zbuloni çfarë ndodhi sot në gjykatën e Katanias

Mbyllet seanca e parë e ''Habiljave'', zbuloni çfarë ndodhi sot në gjykatën e Katanias

Publikuar më: 21:09 31-05-2018

Katania përfundon seancën e parë për grupin “Habilaj”. Seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit të grupit italo-shqiptarë drejtuar nga Moisi Habilaj, u zhvillua ditën e sotme në Gjykatën e Katanias.

Në seanën që u zhvillua me dyer të mbyllura, Moisi Habilaj dhe Nezar Seitaj kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa seanca u shoqërua nga një debat mes njërit prej të arrestuarve italianë dhe gjykatës, ngjarje e cila e detyroi këtë të fundit të merrte vendimin për të shtyrë seancën për në 25 shtator të vitit 2018.

Mësohet se Prokuroria e Katanias që ka bërë hetimin e parë, ka marrë edhe fashikujt e dosjes ‘Tahiri-Habilaj’, që po hetohet në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në dosjen e prokurorit italian, Andrea Bonomo mësohet se është futur edhe hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe dëshmitë që prokurorët Besim Hajdarmataj e Vladimir Mara i kanë marrë Moisi Habilajt, Nazer Seitit dhe Meridian Sulaj, vetëm dy ditë më parë.

Dy prokurorët shqiptarë ndodhen në Katania për llogari të hetimit që po zhvillohet në Shqipëri nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kushëriri i Habilajve. Emri i Tahirit ka dalë shumë herë gjatë bisedave që policia italiane u ka përgjuar Habilajve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, gjatë hetimit për operacionin ‘Rosa dei venti’.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553