INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbrojtja e mjedisit, nis pezullimi i lejeve minerare në Krujë

Mbrojtja e mjedisit, nis pezullimi i lejeve minerare në Krujë

Publikuar më: 11:34 18-10-2018

Lejet minerale shpesh kanë sjellë pasoja dramatike në mjedis. Madje shumë prej tyre janë dhënë edhe në zona të mbrojtura mjedisore, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mjedisore. Për të zbutur sado pak pasojat e lejeve të tilla, Ministria e Transporteve ka lajmëruar këtë të enjte se ka nisur procedurat për pezullimin e 4 lejeve minerale në zonën e Krujës.
Njoftim i Ministrisë së Transporteve:
“Mbi fillimin e procedurave të revokimit të lejeve minerare në Zonën e Krujës në zbatim të VKM Nr.468, datë 26.07.2018 “Për shpalljen e peisazhit natyror të Mbrojtur Krastë –Verjon” dhe Urdhrit të Përbashkët Nr.322, datë 13.09.2018 “Për ngritjet e grupit të punës për kontrollin mbi zbatimin e kërkesave të Lejeve të Mjedisit dhe të Lejeve Minerare.
Në Zonën e Krujës, ka filluar proceduara për revokimin e lejeve minerare.
Aktualisht ka filluar proceduara për revokimin e 4 lejeve minerare të cilat janë:
1. Leja minerare Nr.926/1, date 09.03.2003 për mineral gur gëlqeror, në objektin “Krastë e Ziltës”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Latomia Tirana” sh.p.k për arsye se nuk është zhvilluar aktiviteti minerar në zonën për të cilën është dhënë leja minerare në fjalë.
2. Leja minerare Nr.708, datë 08.07.2003, për mineral gur gëlqeror në objektin “Pengile”, Krujë, zotëruar nga subjekti “Karaj” sh.p.k
3. Leja minerare Nr.666/1, datë 19.03.2012, për mineral gur gëlqeror në objektin “Makaresh”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Makaresh” sh.p.k
4. Leja minerare Nr.899, datë 08.08.2005, për mineral gur gëlqeror në objektin “Krastë”, Krujë, zotëruar nga subjeki “Babasi -2” sh.p.k
Ky proces do të vazhdojë për revokimin e të gjitha lejeve minerare që ndodhen në zonën “Krastë-Verjon”.

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539