INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbreti i Instagramit

Mbreti i Instagramit "masakrohet" nga ndjekësit e tij dhe motivi është ky... [FOTO]

Publikuar më: 13:40 03-03-2017

Postimi i tij i fundit ka nxitur furinë e komentuesve.

Dan Bilzerian, i vetëquajtur “Mbret i Instagramit”, është i njohur për postimin e fotove me femra të bukura dhe muskujt e tij tejet të formuar. Ditën e martë ai nuk mund të mungonte në rrjetet sociale, këtë herë në një foto me një femër të bukur me bikini e cila ishte ulur mbi një breshkë gjigande 100 vjeçare të Galapogosit në ishullin e Sir Richard Branson Necker. Kjo specie breshke është e mbrojtur nga Fondi Botëror i Jetës së Egër dhe është listuar si “e brishte”, ndërkohë që ishulli privat në fjalë është përfshirë në përpjekjet botërore të ruajtjes së jetës së egër. Kaq ka mjaftuar që komentet të shpërthejnë kundër Bilzerian dhe mikeshës së tij, të cilët jo vetëm nuk trajtuan në mënyrë dinjitoze breshkën e rrallë, por edhe e rrezikuan atë.

dan2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543