INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e tretë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë [FOTO]

Mbledhja e tretë e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë [FOTO]

Publikuar më: 11:08 03-06-2016

Në Prishtinë mbahet mbledhja e tretë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Takimi i përbashkët mbahet në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” ndërsa qeveria kosovare dhe ajo shqiptare pritet të firmosin gjithsej 7 marrëveshje ku përfshihen marrëveshjet doganore, ato për partneritet kufitar, për reformat në fushën e administratës publike, marrëveshjet për krijimin e qëndrës së përbashkët trajnuese.
Ndërkohë një ditë më parë, nëpërmjet një postimi në facebook, Kryeministri Shqiptar Edi Rama tha se bilanci i punës së përbashkët të të dy qeverive është pozitiv.
Rama shkruan:
“Nesër mbledhja III e dy qeverive me një bilanc pozitiv dhe ambicie për të bërë ende më shumë
‪#‎ShqipëriaKosova‬ një popull një ëndërr”

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për mediat nga dy kryeministrat, Edi Rama e Isa Mustafa. Gjatë konferencës do të lejohen gjithësej katër pyetje, dy për gazetarët nga Kosova dhe dy për ata nga Shqipëria.

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040907859802246