INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbikalimi tek ‘Shqiponja’. Mësoni si do të devijohet trafiku

Mbikalimi tek ‘Shqiponja’. Mësoni si do të devijohet trafiku

Publikuar më: 14:06 21-11-2018

Ndërtimi i mbikalimit tek Sheshi Shqiponja kërkon dhe devijim të trafikut në mënyrë që punimet të vijojnë normalisht. Për këtë Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro ka dhënë informacione mbi planin për menaxhimin e trafikut gjatë punimeve për Unazën e madhe të Tiranës. Sipas asaj që tha Qendro, ky projekt do të ketë një risi, pikërisht atë që e ka quajtur një “gjysmëunaze” deri te “Casa Italia”.
ARRSH-ja ka marrë masat e nevojshme që lëvizshmëria të jetë e ndarë në faza, në mënyrë që të shmanget bllokimi i rrugëve nga trafiku i rënduar.
Mësohet se Policia Bashkiake do të ketë sinjalistikë të përcaktuar për zonën e “Astirit”, ndërsa transporti publik do të funksionojë njësoj. Por nëse do të duhet, tha ai, do të vlerësojmë edhe një plan të dytë. Sipas policisë, e vetmja pikë bllokimi për trafikun do të jetë pikërisht rrethrrotullimi i “Shqiponjës”.
Kantieri do të ndërtohet në pjesën e pallatit ku nuk do të ketë prishje, kurse mjetet e tonazhit të rëndë do të kenë një orar të caktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0019857883453369