INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 2 mijë migrantë shpëtohen në Detin Mesdhe

Mbi 2 mijë migrantë shpëtohen në Detin Mesdhe

Publikuar më: 09:17 19-05-2017

Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë shpëtuar rreth 2,300 migrantë, të cilët po udhëtonin me disa anije në brigjet libiane.

Garda bregdetare italiane ka thënë se në operacionet e shpëtimit janë angazhuar edhe disa anije të organizatave humanitare.

Migrantët e shpëtuar kishin udhëtuar me 10 anije prej druri.

“Rreth 2,300 migrantë janë shpëtuar sot në Detin Mesdhe”, ka njoftuar garda bregdetare italiane./REL

Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145