INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbani çadrat me vete! Ja si do të NDRYSHOJË moti dhe temperaturat gjatë kësaj jave

Mbani çadrat me vete! Ja si do të NDRYSHOJË moti dhe temperaturat gjatë kësaj jave

Publikuar më: 13:19 29-04-2019

Pas një fundjave me mot të paqëndrueshëm, duket se moti të vazhdojë i tillë dhe gjatë kësaj jave, ku priten shira dhe temperatura të ulëta.

Sinoptikanët tregojnë se që prej pasdites së të hënës, në gjithë vendin do të nisin reshjet e shiut, të cilat do të na shoqërojnë në intervale deri në fundjavë. Gjithashtu pritet që temperatura më e ulët të jetë ditën e martë dhe të mërkurë, ku termometri do të shënojë 23-24 Gradë Celsius maksimumi. Ndërsa vlerat minimale do të kenë rënie të lehtë, ku gjatë mëngjesit do të shënojnë 6-7 Gradë Celsius.

Pas kësaj jave, sinoptikanët parashikojnë që temperaturat ti kthehen vlerave tipike të muajit maj, ku nuk mënjanojnë as mundësinë e ngritjes së temperaturave deri në 30 gradë.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721